Duke nisur prej nesër, 4 qershor, e deri më 7 qershor, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet panairi i librit shqip “Shkupi 2026”, . Pritet që ky panair të mbledhë 55 botues nga Maqedonia Kosova dhe Shqipëria. Në ditën e fundit të këtij panairi do të ndahen edhe çmime letrare. Drejtuesi i shtëpisë botuese “Toena”, Fatmir Toçi, tregoi se është hera e parë që po vijnë në Shkup dhe presin që këtë panair ta kthejnë në festë të librit.
“Konsiderojmë se kjo ngjarje kulturore e cila është pjesë e verës kulturore të Çairit po ashtu do të shfaqë interesimin e lexuesve dhe publikut dhe do të jetë vërtetë një ngjarje madhështore një mundësi e mirë që lexuesit dhe dashamirët e librit do të mblidhen në një vend të veçantë këtu te sheshi “Skënderbeu””, tha Muhamed Murtezi, kryetar i Këshillit Komunal të Çairit .
“Do të zhvillohen gjatë këtij panairi gjatë 3 ditëve të panairit shumë aktivitete çdo ditë do të ketë në çdo orë nga një aktivitet të ri, duke filluar nga dita e nesërme pas ceremonisë së hapjes që është në orën 11, do të vazhdohet me aktivitete dhe prezantime të librave të rinj të autorëve shqiptar”, theksoi Irena Toçi, drejtore ekzekutive e Institutit të Librit.
“Ndoshta hera e parë që në Shkup vijnë botuesit më të spikatur që ka gjithë bota shqiptare dhe për ta kthyer këtë në një festë të librit, në një ftesë për t’u afruar tek libri dhe jo siç thuhet këtu nga ana juaj një shitore librash për të shitur libra thjeshtë”, pohoi Fatmir Toçi, kryetar i shtëpisë botuese “Toena”.





