Në vitin 2024, 3.280 ose 4,7 për qind nga ndërmarrjet në sektorin afarist ishin filiale të huaja – ndërmarrjet vendore të kontrolluara nga jashtë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Filialet e huaja angazhojnë 24,2 për qind të totalit të punonjësve dhe krijojnë 37,0 për qind të totalit të vlerës së shtuar bruto.
Pjesëmarrja më e madhe në vlerën e shtuar kanë grupet: Industria përpunuese me 35,3 për qind, Informacioni dhe komunikimi me 16,7 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve me 11,5 për qind.
Filialet e huaja kryesisht kontrollohen nga vendet evropiane, d.m.th. 92,8 për qind, vendet anëtare të BE-së kontrollojnë 44,6 për qind të filialeve të huaja, në të cilat janë të angazhuar 62,8 për qind e punonjësve dhe marrin pjesë me 61,9 për qind në vlerën e shtuar.
Filialet e huaja më të rëndësishme ekonomike janë nën kontrollin e Austrisë me pjesëmarrje në vlerën e shtuar prej 17,4 për qind, Holandës me 11,0 për qind, Gjermanisë me 19,7 për qind dhe Mbretërisë së Bashkuar me 9,0 për qind.






