Mexhiti: Të bashkohemi, beteja juridike për ish-krerët e UÇK-së nuk ka përfunduar

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një deklaratë për Ora24.tv , Mexhiti bëri thirrje për tejkalimin e dallimeve politike dhe bashkimin e subjekteve shqiptare rreth procesit të mëtejshëm gjyqësor në Gjykatën e Apelit.

“Me të gjitha forcat duhet që ta fitojmë betejën e dytë. Pra, nuk e kemi humbur luftën”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se UÇK-ja dhe lufta kombëtare përbëjnë, sipas tij, një nga pjesët më të lavdishme të historisë së shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë.

Mexhiti vlerësoi se në këtë moment duhet të ketë unitet dhe përqendrim te procesi i apelit, duke lënë mënjanë dallimet politike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit