90-vjetori i lindjes së Kadaresë do të shënohet me ekspozitën “Kosova e Kadaresë”

Advertisement

Në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, të premten, më 6 nëntor, në orën 11:00, do të hapet ekspozita “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Ekspozita synon të sjellë në vëmendje lidhjen e veçantë të Kadaresë me Kosovën, përmes librave, shkrimeve dhe dokumenteve të përzgjedhura nga arkivi i tij personal.

Ajo organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit