Në Maqedoni gjatë muajit korrik janë regjistruar 11 raste të reja me HIV/AIDS

Advertisement

11 raste të reja me HIV/AIDS janë regjistruar në korrik në vend – tregojnë të dhënat nga buletini më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, nëntë janë burra dhe dy gra.

Bëhet fjalë për persona të moshës nga 20 deri në 49 vjeç.

“Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara (deri më 30.06.2026), numri i përgjithshëm i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Maqedoninë e Veriut, për periudhën nga viti 1987 deri në vitin 2026, është 765. Prej tyre, 141 persona kanë ndërruar jetë, 508 jetojnë me HIV/AIDS, ndërsa 116 persona figurojnë si të humbur nga ndjekja (të shpërngulur)”, thuhet në buletinin e ISHP-së.

Nga infeksionet e tjera seksualisht dhe përmes gjakut të transmetueshme, në korrik janë raportuar shtatë raste të sifilizit, katër raste të hepatitit viral B, si dhe nga një rast me gonorre, infeksion me klamidia dhe hepatit viral C.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit