Nga ora 18 është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Strazhë-Mavrovë

Advertisement

Në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpërmjet qafës malore Strazhë është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda.

Siç informoi NP “Rruga e Maqedonisë”, ndalimi u vendos në orën 18:00.

Më parë nga kjo ndërmarrje infomruna se te gjitha rrugët po pastrohen me kujdes dhe janë të kalueshme në në të gjithë territorin e vendit.

‘’Informojmë se të gjitha ekipet e kujdestarisë janë të angazhuara në të gjitha kalimet kritike. Gjithashtu, të gjitha makineritë janë gati, numri i nevojshëm i punëtorëve dhe sasitë e nevojshme të kripës dhe zhavorrit janë siguruar me qëllim të mbajtjes së trafikut të pandërprerë dhe të sigurt – thonë NP “Rruga e Maqedonisë”.

Ata u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik të ngasin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, të jenë të sigurt se kanë pajisje dimërore dhe të përshtatin drejtimin e tyre sipas kushteve të motit në rrugë

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit