Numri i personave që kanë vdekur edhe në tremujorin e tretë të vitit 2026 ka qenë më i madh se numriitë porsalindurve në Maqedoni, tregojnë të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave.
Në periudhën nga korriku deri në shtator janë regjistruar 4.160 lindje, ndërsa kanë vdekur 4.807persona,duke bërë që shtimi natyror i popullsisë të jetë negativ, përkatësisht minus 647.
Statistikat tregojnë se shtimi negativ natyror vazhdon të jetë një problem serioz demografik përvendin.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i fëmijëve të lindur gjallë ka shënuarrënieprej 4,8 për qind, ndërsa numri i personave të vdekur është rritur për 0,1 për qind.
Në mesin e personave të vdekur gjatë tremujorit të tretë janë regjistruar edhe 19 foshnja.
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se gjatë së njëjtës periudhë në vend janë lidhur3.524martesa, që paraqet një rritje prej 0,5 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025.
Ndërkaq, në periudhën nga korriku deri në shtator janë regjistruar edhe 397 divorce








