31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

Ndërroi jetë Bujar Bukoshi, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil!

Dr. Bujar Bukoshi ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare pas një sëmundje të rëndë dhe beteje të gjatë me sëmundjen.
Bukoshi ka qenë një prej figurave më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës, në veçanti në vitet sa ishte kryeministër i Kosovës në ekzil, në Gjermani.
Bujar Bukoshi ishte një kohë të gjatë bashkëpunëtor i afërt me Rugovën dhe së bashku me shumë të tjerë ka luajtur një rol të madh në mbështetjen dhe financimin e institucioneve paralele në vitet ’90-të.
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil ai është emëruar pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991.
Në vitet 90-të është mbledhur edhe “Fondi i 3 %-shit”, për nevojat e funksionimit të institucioneve në Kosovë, pas represionit brutal të Serbisë.
Lidhur me këtë Fond ka pasur edhe informacione dhe pohime të ndryshme kontradiktore, sikur edhe për rolin e Bukoshit në kohën e përgatitjes dhe zhvilimit të kryengritjes në Kosovë.
Por Bukoshi do të mbahet mend edhe si një njeri që ka punuar në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, në veçanti në Gjermani, për gjendjen në Kosovë.
Ndryshe, këto ditë, me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, nën organizimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani, do të vendoset një pllakë përkujtimore në ndërtesën ku ka qenë e vendosur qeveria e përkohshme e Kosovës në Bonn.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit