31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

Lidhja e Prizrenit, Taravari: Kërcënimet ende nuk kanë mbaruar, por Shqiptarët janë plot e zot të vlerave të tyre!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka kujtuar Lidhjen e Prizrenit.

Përmes rrjeteve sociale, Taravari shkruan se sot bëhen 147 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila, siç ai shprehet, u bë nga burra që e donin kombin, gjuhën dhe traditat shqiptare!

Tutje ai shkruan se Lidhja u bë për t’u mbrojtur shqiptarët nga kërcënimet, të cilat siç thekson, ekzistojnë edhe sot.

“Ata u bashkuan për t’i mbrojtur simbolet kombëtare nga kërcënimet e kohës! Kërcënimet ende nuk kanë mbaruar por po ashtu edhe Shqiptarët janë plot e zot të vlerave të tyre! Bashkë për Shqiptari, Vlera e Liri!”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit