Murtezani takohet me ambasadorin britanik në NATO, fokus bashkëpunimi dhe siguria euroatlantike

Advertisement

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i RMV-së në NATO, Orhan Murtezani, zhvilloi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në NATO, ku u diskutua për prioritetet e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit.

Gjatë takimit u shkëmbyen qëndrime për çështje me rëndësi për Aleancën dhe përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

Murtezani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve aleate në përballimin e sfidave të sigurisë.

Takimi konfirmoi përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit brenda NATO-s.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit