Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar nga Shtetet e Bashkuara se kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk është më i përfshirë në masën “non grata”.
Duke folur në emisionin “Off the Record”, Balliu tha se vizita e Berishës në SHBA dhe takimet e tij me kongresmenë e senatorë janë dëshmi se ai nuk përballet më me një ndalim të tillë.
“Po të jesh non grata, nuk vjen në SHBA dhe takon kongresmenë dhe senatorë”, tha Balliu.
Ai theksoi gjithashtu se opozita shqiptare po punon për të rivendosur marrëdhëniet me administratën amerikane, duke i cilësuar informimin dhe besimin si dy elemente kryesore të kësaj marrëdhënieje.
Sipas Balliut, vizita e Berishës në SHBA nuk i shërben vetëm atij si politikan, por është e rëndësishme edhe për opozitën shqiptare në tërësi.






