10.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Mungesë të gjykatësve në Gjykatën e Dibrës

Gjykata Themelore në Dibër tanimë disa vite ballafaqohet me problemin e mungesës së gjykatësve. Ky institucion gjyqësor i cili paraprakisht pati zvogëlime të kompetencave, funksionon vetëm me tre gjykatës mes të cilëve si gjykatës është i angazhuar edhe vet kryetari i gjykatës. Sipas sistematizimit të kësaj gjykate ajo duhet të ketë pesë gjykatës.

Kryetari i Gjykatës themelore në Dibër Mersim Marku, për gazetën KOHA thotë se aktualisht Gjykatës i mungojnë dy gjykatës dhe lëndët të cilët trajtohen në këtë institucion i realizojnë tre gjykatës. Marku potencon se Gjykata e Dibrës pas ndryshimeve ligjore ka kompetenca të kufizuara edhe pse tanimë disa vite jepen argumente që t’i kthehen me ligj kompentecat që i ka patur vite më parë. Është ky një problem me të cilin ballafaqohemi banorët e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë meqë ata janë të detyruar për lëndë të ndryshme gjyqësore të udhëtojnë deri në Gjykatën e Kërçovës.

“Kemi kërkuar zyrtarisht kthimin e kompetencave, por deri tani nuk kemi patur përgjigje në këtë drejtim”, thotë kryetari i Gjykatës Mersim Marku. Përveç këtij problemi, siç thotë ai, probleme kemi edhe me mungesën e gjykatës. “Me sistematizimin për punë të Gjykatës Themelore në Dibre janë paraparë pesë gjykatës. Dy gjykatës mungojnë me vite, dhe mes tre gjykatësve që jemi aktiv jam edhe unë”, thotë kryetari Marku.

Por, duhet potencuar edhe faktin se në dy vitet e ardhshme për shkak të pensionimit, Gjykata do të ngelë edhe pa dy gjykatës të tjerë. Kjo faktikisht është një situatë alarmuese meqë nuk kemi as kandidat për gjykatës të cilët vijojnë studimet për gjykatës në akademinë për gjykatës dhe prokurorë. Prandaj disa here kemi debatuar dhe kemi informuar kompetentët për këtë çështje me qëllim që institucioni gjyqësor në Dibër mos mbetet pa gjykatës. “Ngelja me më pak gjykatës se sa duhet do të ulë efikasitetin e gjykatës në Dibër. Faktikisht nuk do të mundet Gjykata të realizoj lëndët ashtu siç është paraparë”, thotë ai.

Kur flasim për aspektin kadrovik të Gjykatës Themelore në Dibër të potencojmë se është një problem shumë serioz mungesa e gjykatësve. Para disa kohëve nga kjo Gjykatë si zëvendësdrejtor i akademisë për gjykatës dhe prokurorë u emërua gjykatësi dibran Ilir Iseni. Ky vend vakant deri tani nuk është plotësuar dhe normalisht nevoja e institucionit në Dibër është që sistematizimi sidomos i Gjykatësve të plotësohet një ditë e sa më parë. Poashtu kemi debatuar edhe për mos interesimin të juristëve dibran që ata të bëhen gjykatës. Dibra ka jurisë të mirë mes të cilëve edhe nga gjenerata e reja por, për çudi interesimi për tu bë gjykatës nuk ekziston. Por, duke marrë parasysh se juristët dibran nuk preferojnë të bëhen as përmbarues parashtrohet pyetja se si vlerësohet puna në këto institucione kur është në pyetje angazhimi i tyre në institucionet gjyqësore, dhe ku ata e shohin interesin. Nga ana tjetër juristët dibran joshin të bëhen avokat por edhe noter si duket në këto sfera kanë interes më të madh. (koha.mk)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit