15.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Muller publikon fotografi me fanellën e sulmuesit shqiptar, i jep mbështetje Brajan Grudës

Brajan Gruda është futbollisti që ka tërhequr vëmendjen më të madhe së fundmi te Mainzi.

Sulmuesi shqiptar ishte edhe sonte titullar në ndeshjen ndaj Bayern Munichit, teksa regjistroi paraqitje të plotë – shkruan Gazeta Express.

Gruda duket se i ka rënë në sy edhe Thomas Mullerit, i cili mori fanellën e tij pas ndeshjes.

Madje, sulmuesi i njohur gjerman bëri edhe një postim të veçantë në llogarinë e tij në “Instagram”, për 19-vjeçarin.

“Faleminderit Bryan Gruda për fanellën tënde, vazhdo të punosh shumë miku im. Një fitore e rëndësishme për ne pas pushimit ndërkombëtar. Asnjëherë e lehtë në Mainz”, shkroi Muller.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit