Mot me vranësira dhe me reshje të shiut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende do të ketë kushte për jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare e ndryshueshme.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 23 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe kushte për bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë 23 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht e ngrohtë.

“Të premten dhe gjatë fundjavës, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe do të fryjnë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Nga e hëna priten përsëri reshje lokale shiu dhe bubullima të izoluara, kumtoi DPHM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit