Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët verilindore kohëpaskohe e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 14, ndërsa ajo maksimale në interval prej 19 deri 26 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të ulet deri 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 25 gradë.
Nën ndikimin e fushës me presion të lartë ajror, do të pasojë periudhë e motit relativisht stabil me periudha me diell gjatë ditës. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndërsa temperaturat e ditës brenda kufijve të mesatares për këtë periudhë të vitit.
Deri të dielën do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga veriu, e pastaj era do të ndryshojë drejtimin në jugor.






