16.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Momenti kur një anije përplaset me urën në SHBA dhe e shemb (VIDEO)

Një alarm është dhënë në orët e para të së martës në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur një anije mallrash që mbante një kontejner goditi një nga kalatat e një ure , duke sjellë si pasojë shembjen e saj.

Ura që u shemb është Ura e Francis Scott Key ndërsa anija që u rrëzua, mbante një flamur Singapori. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se në momentin e shembjes së urës ndodheshin 3-4 automjete private dhe shtatë punëtorë. Nuk dihet se sa mund të jetë numri i viktimave.

Sipas një operatori zjarrfikës “një anije me kontejnerë goditi urën Key në Baltimore. Një pjesë e urës është shembur. Anijet e zjarrfikësve dhe të policisë po shkojnë në zonë”. Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.6 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit