Dita e pestë e protestës së dhunshme në Tiranë vijon me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Ndërkohë, sipas pamjeve nga terreni, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mobilizuar edhe forcat e RENEA-s.
Tre autoblinda të RENEA-s po pozicionohen në krah të Kryeministrisë, ndërsa përballë saj ndodhen protestuesit.








