A u rishfaq një violinë Stradivarius e vjedhur nga nazistët në Poloni në fund të marsit gjatë një koncerti në Alzasë?
Pascale Bernheim, specialiste për artin e grabitur që e ka ndjekur atë për vite me radhë, është e bindur se u shfaq, edhe pse origjina e instrumentit është ende në debat.
Kjo violinë, e punuar nga italiani i famshëm i Rilindjes, Antonio Stradivari, e cila u zhduk vite më parë, tani vlerësohet të ketë një vlerë mbi 10 milionë euro.
Ekspertja tha se ishte intriguar nga një artikull në gazetën lokale ”Les Dernières Nouvelles d’Alsace” (DNA) që raportonte për një mbrëmje më 31 mars në muzeun ”Unterlinden” në Colmar, në departamentin Haut-Rhin, duke kombinuar degustacionin e verës dhe një koncert për violinë, si pjesë e Festivalit të Pashkëve të qytetit.
Violinisti Emmanuel Coppey luante në disa violina të ndryshme, përfshirë tre antike: një e prodhuar në vitin 1624 nga Nicolo Amati, një tjetër nga punishtja e Antonio Guarnerit e vitit 1735, dhe gjithashtu një nga viti 1719 nga Antonio Stradivari, sipas raportit të gazetës.




