3.8 C
Skopje

Miratohet Ligji për Lojërat e Fatit

Deputetët miratuan Ligjin për Lojërat e Fatit, i cili parashikon largimin e kazinove e bastoreve 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare. 55 deputetë votuan për, ndërsa 1 ishte i përmbajtur. Ndërkohë asociacioni i organizatorëve të Lojërave të Fatit dhe ai i Bastoreve të Maqedonisë doli sërish kundër ligjit për lojërat e fatit. Ata nënvizojnë se qëllimi i këtij ligji nuk është mbrojtja e adoleshentëve, por mbyllja e kompanive legale vendore, që siç thonë ata, individë të caktuar të munden përmes faqeve të reja të internetit me kompani të huaja ta marrin këtë biznes. Përfaqësuesit e këtyre dy asociacioneve thonë se mbyllja e lojërave legale të fatit, hap rrugën që të zhvillohet ekonomia gri, dhe lojërat të zhvillohen ilegalisht. Ata nënvizojnë se me mbylljen e këtyre kompanive, 10 mijë persona do të mbeten pa punë, ndërsa në mënyrë indirekte do të preken rreth 50 mijë familje. Kërkojnë nga Presidenti të mos e nënshkruajë dekretin.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit