Në Teatrin Kombëtar të Kosovës sot iu dha lamtumira e fundit Beqir Beqirit, i cili për më shumë se katër dekada punoi dhe kontribuoi në këtë institucion kulturor.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, përmes një njoftimi publik, e vlerësoi Beqirin si një punëtor të palodhur dhe një shtyllë të heshtur të Teatrit Kombëtar. Ajo tha se jo çdo kontribut në kulturë zhvillohet në skenë, duke theksuar se puna, korrektësia dhe përkushtimi i tij bënin të mundur funksionimin e përditshëm të institucionit.
Sipas ministres, Beqir Beqiri ishte koleg i respektuar dhe njeri i dashur, ndërsa institucionet kulturore mbështeten në njerëz si ai, të cilët nuk kërkojnë vëmendje, por lënë gjurmë të thella me punën dhe përkushtimin e tyre.
Bogujevci u shprehu ngushëllime familjes Beqiri, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën, duke shtuar se kujtimi për Beqën do të mbetet gjithmonë pjesë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.






