8.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Ministri Lloga shtyn Gjykatën Kushtetuese të përdorë gjuhën shqipe për herë të parë

Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion ka përdorun dygjuhësinë, duke lëshuar vendimin edhe në gjuhën shqipe.

Kjo falë përkushtimit të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili kërkesën për shqyrtimin e një lënde e kishte dërguar në gjuhën shqipe me çka detyroi Gjykatën që përgjigjen dhe vendimin ti publikojë në dy gjuhë. Një veprim i këtillë vjen për herë të parë që nga themelimi i kësaj gjykate, që është institucionj më i lartë gjyqësor në vend mbahet mend si një nga institucionet më të mbyllura dhe të paktat që nuk kanë vënë në përdorim dy gjuhësinë.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, që nga marja e detyrës u zotua për reforma në gjithë sistemin e drejtësisë dhe atë gjyqsor, duke inicuar ndryshime ligjore, kontrolle, mbikqyrje dhe iniciativa të njëpasnjëshme. Përveç rikthimit të drejtësisë, ministri Lloga ka punuar paralelisht edhe në respektimin e të drejtave të shqiptarëve nga institucionet gjyqsore dhe të prokurorisë./Top24

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit