26.8 C
Skopje
Monday, April 29, 2024

Mickovski: 50% shtesë në pagë për mësimdhënësit dhe libra për fëmijët në vitin 2024/2025

Në debatin e organizuar nga VMRO-DPMNE në Kumanovë, me temë “Koncepti i ri për zhvillimin e arsimit” lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski deklaroi se themeli bazë në arsim është kthimi i kopshteve në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Ai ka theksuar se pa edukimin parashkollor, arsimi në vendin tonë nuk është i plotë . Mickovski po ashtu ka theksuar se stafi mësimdhënës ka nevojë të motivohet për punë. Për këtë arsye parashikojnë që çdo mësimdhënës që do të ketë punime shkencore të publikuara të shpërblehet me një shtesë prej 50% të pagës mujore.

“Duhet të punohet në motivimin e stafit të arsimuar. Si do të motivohemi? Do të motivohemi siç motivohen në të shumtën e rasteve, shumë më pak njerëzit sot motivohen në një mënyrë tjetër sesa materialisht dhe financiarisht. Ne u përpoqëm në programin tonë të gjenim një lloj sinergjie midis shkencës dhe motivimit financiar. Dhe çfarë bëmë? Ne bëmë një propozim në të cilin çdo staf mësimor dhe arsimor i institucioneve të arsimit të lartë që do të botojë një punim në një revistë me faktor ndikimi, ndërsa ajo revistë është pjesë e bazës së të dhënave të indeksuar “Thomson Reuters” e njohur në shkencë si “web of science”, vitin e ardhshëm atij mësimdhënësi shteti do ti ndajë çdo muaj 50% shtesë për pagën e tij”, tha Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, ks nënvizuar se pushteti BDI-LSDM e dinë se do të humbin zgjedhjet dhe tentojnë të lënë një kaos në Arsim, që më 1 shtator një pjesë e fëmijëve të mos kenë libra.

“Po ne do të japim gjithçka nga vetja që ti tejkalojmë problemet, siç po e blëjmë tani me dokunentet e udhëtimit. Gjendja tani është dy ose tre herë më e mirë, krahasuar me kohën e Oliver Spasovskit. Kështu do të japim gjithçka nga vetja edhe në lidhje me librat, që në vitin shkollor 2024/2025 mos ndodhë të mos ketë libra, por sigurt që nuk do të ndodh në vitin 2025/2026. Kjo është porosia ime për qytetarët, se ata këtë dëshirojnë që të na bëjnë, të na lënë kaos të plotë, që mos ketë  libra të plrgatitura e të thonë se të gjithë jemi të njejtë”, ka deklaruar mes tjerash Hristijan Mickovski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Ai ka theksuar se arsimi duhet të jetë proces i plotë, nga fillimi deri në fund./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit