12.8 C
Skopje
Thursday, May 16, 2024

Gjuriqi reagon pasi iu publikua fotografia me Radoiçiqin: S’do t’iu kërkoj falje Kurtit e Sveçlës

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi të shtunën ishte publikuar një fotografi ku shihej ai duke darkuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili kërkohet nga Interpoli dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Radoiçiq kishte pranuar se ishte prapa grupit që kreu sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Radoiçiq po vazhdon të endet i lirë në Serbi. Ai është vendosur në listën e të kërkuarve nga Interpoli me kërkesë të Kosovës.

Fotografia e Gjuriqit me Radoiçiqin ishte publikuar në rrjete sociale e po ashtu edhe nëpër mediume, ndërsa ka pasur reagime të shumta. Nuk është bërë e ditur se kur është shkrepur fotografia.

Politikani serb Nikola Sanduloviq, të shtunën në platformën “X” kishte postuar foto të Gjuriqit me Radoiçiqin dhe e ka pyetur Bashkimin Evropian e SHBA-në, se si është reagimi i tyre ndaj kësaj.

“A mundeni ju, Miroslav Lajçak, Josep Borrell, Richard Grenell e Gabriel Escobar të përshkruani këtë foto? A keni thënë ju ambasador Hill se Serbia kurrë nuk ka pasur ambasador më të mirë në SHBA sesa Marko Gjuriqin? Ambasadori serb në SHBA, Gjuriq, që pritet të bëhet kryeministër i ardhshëm i Serbisë, është parë duke darkuar me të kërkuarin nga Interpoli dhe ta sanksionuarin nga SHBA-ja, Milan Radoiçiq, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte prapa sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Cili do të jetë reagimi i SHBA-së dhe BE-së ndaj kësaj dëshmie të qartë të lidhjes mes një krimineli të kërkuar nga Interpoli e një terroristi si Radoiçiq, me elitën e qeverisë serbe?” – ka pyetur Sanduloviq, i cili ishte rrahur brutalisht nga policia serbe, pasi kishte bërë homazhe te varret e Jasharëve në Prekaz.

 

 

E Rada Trajkoviq, politikania serbe dhe këshilltarja e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ka thënë Gjuriqit se foto është bërë nga dikush i rrethit të tij.

“Marko, pa asnjë qëllim apo diskutim të keq që po gëzohet për këtë foto, por atë mund ta kishte bërë dhe lëshuar në publik vetëm dikush nga rrethi i juaj. Është e qartë se dikë jeni duke e shqetësuar dhe po përpiqet t’ju diskreditojë”, ka shkruar Trajkoviq në platformën “X”.

 

 

Fotoja është komentuar edhe në Kosovë. Deputeti i VV-së, Avni Zogiani, ka postuar fotografinë dhe ka shkruar: “Gjuriq – ambasadori i preferuar i disa diplomatëve perëndimorë, në një takim konsultues me kryeterroristin serb, Milan Radoiçiq!”

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit