23.8 C
Skopje
Wednesday, May 8, 2024

Mickoski: Maqedonia është vend i qytetarëve besnikë pa dallim etnie

Qeveria është e delegjitimuar andaj edhe LSDM edhe BDI duhet të shkojnë në opozitë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e sotëm në Negotinë

“Më shqetëson krimi i BDI-së. Ju kanë vjedhur të gjithëve për më shumë se 20 vjet. Ata e shkatërrojnë Maqedoninë për më shumë se 20 vjet. LSDM mendonte se kundërshtari i tyre ishte VMRO-DPMNE dhe nuk e panë se çfarë po bën BDI-ja”, tha Mickoski.

Prandaj, shtoi ai, dua të paralajmëroj për diçka për të cilën kam informacione se po ndodh.

“Bandat e BDI-së po qarkullojnë qytetarët. Do të mundohen ta blejnë votën, do të mundohen që BDI të ketë deputet në njësinë zgjedhore 3 dhe 4. Çdo bandit që ofron para praktikisht ua ofron paratë tuaja, të vjedhura nga ju. Ju paralajmëroj të mos thoni që nuk e kam thënë. Vëllezër dhe motra të mia janë të gjithë qytetarë, por nuk ka vend për kriminelët. Ata e dinë se çfarë i pret. Nuk do bëj pakt me krimin, por do e shfaros. Duhet të ketë përgjegjësi për krimin”, thotë Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së ka shtuar se do të trokasë në çdo portë.

“Maqedonia është vend i qytetarëve besnikë pa dallim etnie. Ne do të kërkojmë mbështetje, do të paralajmërojmë se këto janë zgjedhje vendimtare. Do ta bind çdo njeri se të gjithë duhet të dalin për t’i dhënë fund këtij shkatërrimi të shtetit”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se ky është një moment për bashkim.

“U bëj thirrje të gjithëve, simpatizantëve të LSDM-së, atyre që qëndruan në shtëpi, që të gjithë të dalin kundër kësaj qeverie. Ne nuk do ta tradhtojmë besimin tuaj, duhet mbështetje për Maqedoninë”, tha Mickoski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit