Muhamer Beqiri: Të rinjtë në fokus të Ditëve të Arsimit Mediatik 2026

Advertisement

 

Të rinjtë, nxënësit e shkollave të mesme, mësimdhënësit, institucionet dhe grupet e margjinalizuara do të përfshihen në aktivitetet e Ditëve të Arsimit Mediatik 2026, me qëllim të promovimit të edukimit mediatik dhe sigurisë në hapësirën digjitale.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Muhamer Beqiri, theksoi rëndësinë e përfshirjes së këtyre grupeve në aktivitete që synojnë zhvillimin e aftësive për identifikimin e informacioneve të pasakta dhe keqdashëse, si dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.

Aktivitetet do të zhvillohen në Shkup, Gostivar, Strumicë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, përmes punëtorive, trajnimeve, forumeve, konferencave dhe takimeve publike.

Në kuadër të programit do të prezantohen rezultate hulumtimesh dhe rekomandime, ndërsa do të promovohen mënyra inovative për përfshirjen e arsimit mediatik në shkolla dhe media. Pjesë e aktiviteteve do të jenë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit