13.8 C
Skopje
Wednesday, April 24, 2024

Mickoski: Të na bashkohen anëtarët e ndershëm të LSDM-së!

Qeveria bën kalkulime me zgjedhje të ndara presidenciale dhe parlamentare, por nuk do të kenë sukses – tha Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një aktiviteti partiake në Llozovë, përcjellë KlanM, duke shtuar se pa marrë parasysh nëse janë zgjedhje të përbashkëta apo të ndara, qeveria do të përjetojë debakël.

“Pa marrë parasysh se do të harxhojnë këtë kohë krize, ata mendojnë se do të kenë rezultat të mirë në zgjedhjet presidenciale dhe sa më larg të jenë ato parlamentare, ku njerëzit do të shkonin në pushime dhe jehona do të jetë më e vogël dhe mendojnë së do të kenë rezultat më të mirë. Por, kjo nuk do të kalojë, do të përjetojnë debakël në të dy palë zgjedhjet”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski u ka bërë thirrje, siç tha, anëtarëve të ndershëm të LSDM-së që të mos i ndjekin politikat dështuese të udhëheqësisë aktuale të socialdemokratëve dhe të mos jenë shërbëtorë të BDI-së.

“E dëgjuat dje deklaratën e Talat Xhaferit. Talat Xhaferi dirigjon, kurse Kovaçevski, Zeçeviqi, Spasovski dhe Pendarovski luajnë. Për këtë shkak u bëj thirrje anëtarëve të LSDM-së, ka vend për të gjithë, braktisni këta njerëz, ju cojnë në humnerë, me këtë edhe Maqedoninë. Na duhet uniteti që t`I mposhtim këto politika”, tha Mickoski.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme të dyfishta në vitin 2024, nga Qeveria kanë thënë se ato duhet të jenë të ndara – fillimisht ato presidenciale e më pas parlamentare. Gjithashtu kanë ftuar opozitën që të merr pjesë në grupin e punës për datën e zgjedhjeve./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit