16.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

LD-ja i reagon Xhaferit: Edhe përkundër presioneve të BDI-së, e kemi regjistruar partinë në afat rekord

Nga Lëvizja Demokratike kanë reaguar ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi në Click Plus në TV21. Nga kjo parti thonë se që nga data 26.09.2023 në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore Civile, LD me vendim të plotfuqishëm është regjistruar si parti politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Me këtë reagim hedhim poshtë si të pavërtetë deklaratën e dhënë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emisionin Click Plus në TV21 se Lëvizja Demokratike nuk është parti e regjistruar, dhe si dëshmi bashkangjesim vendimin e gjykatës së lartëpërmendur. Lëvizja Demokratike edhe përskaj presioneve të BDI-së gjatë këtij procesi, regjistrimin si parti e realizoi në afat rekord”, thonë nga Lëvizja Demokratike

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit