Mickoski takohet me kongresisten amerikane Claudia Tenney, në fokus marrëdhëniet me SHBA-në

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me kongresisten amerikane Claudia Tenney, bashkëkryetare e Grupit të Miqësisë me Maqedoninë në Kongresin e SHBA-së.

Në një postim, Mickoski tha se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, është folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimit të përvojave mes dy vendeve.

Mickoski theksoi se përkushtimi për avancimin e partneritetit, respektimi i vlerave të përbashkëta dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme mbeten bazë e rëndësishme për bashkëpunimin e ardhshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit