Kanceri, kjo sëmundje gllabëruese jetërash të panumërta njerëzish…
Prek organe të ndryshme dhe mosha të ndryshme. Çdonjëri nga ne mund të jemi kandidat për tu atakuar prej saj.
Por, çfarë mund të bëjmë ne kundër kësaj sëmundjeje?! E jona është të ndërgjegjësohemi për simptomat e saj të hershme, të diagnostifikojmë herët ato dhe kësisoj lufta ndaj progresimit të atyre qelizave të shëmtuara do të jetë më lehtë e përballueshme.
Një jetë e shëndetshme dhe aktive është kura kryesore kundër kësaj sëmundjeje. Të shmangim faktorët e rrezikut siç janë: përdorimi i duhanit, obeziteti, dieta jo e shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i alkoolit, ndotja e ajrit nga përdorimi i lëndëve djegëse të ngurta, pastaj karcinogjenët fizikë (rrezatimet e shumta përfshirë rrezatimin ultraviolet), karcinogjenët kimikë (arseniku, azbesti, etj.) dhe karcinogjenët biologjikë (virusët, bakteriet e parazitët).
Të gjithë të prekurve nga kjo sëmundje:
JU MUND TA MPOSHTËNI ATË!
Një vullnet i çeliktë, një dietë e shëndetshme dhe një aktivitet i pasur fizik janë veprimet më sfiduese ndaj kancerit. Ndryshimi i pamjes tënde fizike tregon për këmbënguljen tënde ndaj saj. Koka jote e bukur tullace që shkëlqen tregon guximin tënd për t’i bërë ballë asaj qoftë edhe me pamjen tënde fizike. Pranoje vetën ashtu siç je, ji krenar për luftën ndaj saj deri në fund, vullneti yt le të mbërrijë deri në qiell!
Ti je prekur nga kjo sëmundje për shkak që je i FORTË ta sfidosh atë!
NE JEMI ME JU! BASHKËNDJEJMË ME JU!
SË BASHKU NE MUNDEMI!
Familja dhe Shëndeti
#DrIsmailLutolli








