Mickoski shpërndan fotografi me Donald Trump! Jep mesazhin e fuqishëm!

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rozi Mickoska, ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të realizuar gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar.

Fotografinë, Mickoski e ka shoqëruar me një mesazh përmes të cilit thekson aleancën dhe bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Maqedonia dhe SHBA-ja, një aleancë e bazuar në besim, mbështetje dhe miqësi”, ka shkruar kryeministri Mickoski.

Mickoski qëndroi në SHBA në kuadër të një vizite pune, gjatë së cilës zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve amerikane, Kongresit dhe sektorit ekonomik. Në fokus të vizitës ishin thellimi i partneritetit strategjik maqedono-amerikan, mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe tërheqja e investimeve amerikane, ndërsa në Nju-Jork ai mori pjesë edhe në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit