20.8 C
Skopje
Sunday, September 15, 2024

Mickoski për vizitë të parë zyrtare në Kroaci, pritet nga Andrej Plenkoviqi

Zagreb, 29 gusht – Me intonimin e himnit kombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe nderimet më të larta shtetërore në Zagreb është pritur kryeministri Hristian Mickoski nga homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq. Është duke u zhvilluar takimi tet-a-tet, pas së cilës duhet të nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, njofton raportuesi i MIA-s nga Zagrebi.

Në fushën e shëndetësisë, bashkëpunimi, ndër të tjera, parasheh shkëmbim të ekspertëve dhe shërbime këshilluese, ndërsa në fushën e arsimit kushte të njëjta për shkollimin e nxënësve dhe studentëve të Maqedonisë dhe Kroacisë.

Pas takimit me Plenkoviqin, kryeministri Mickoski do të takohet edhe me presidentin kroat, Zoran Millanoviq dhe nënkryetarin e Kuvendit kroat, Zhelko Reiner.

Në fokus të bisedimeve janë integrimi evropian i vendit tonë, mbështetja kroate në këtë rrugë, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në planin ekonomik.

Në përbërjen e delegacionit qeveritar janë edhe ministrat e Arsimit dhe Shkencës, Shëndetësisë dhe të Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit