21.8 C
Skopje
Saturday, April 27, 2024

Mickoski: Nuk pres të ndalet “fushata e zezë” e partive të pushtetit

Pasi edhe disa ditë fillon fushata para zgjedhore, kryetari i opozitarеs maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se karakteristika  e  kësaj qeverie është fushata e zezë dhe ai nuk pret që kjo fushatë të ndalet. Por, megjithatë, Mickoski tha se fushata e tyre do të jetë pozitive.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Fushata e zezë është karakter i kësaj qeverie, nuk presim që ajo fushatë e zezë të ndalet, e cila bëhet me montazhe, me fyrje, me shumë shpifje etj. Qëllimi jonë është që të bëjmë fushate pozitive, pra,  të flasim për projekte, të flasim për zgjidhje të problemeve të qytetarëve, se sa të merreme se kush ka qen i keq, sepse të gjithë qytetarët e din se qeveria LSDM dhe BDI kanë qenë të këqija, ose të jem më preciz qeveria më e keqe, që nga egzistimi i Maqedonisë”.

Hristijan Mickoski, këto deklarata i bëri gjatë vizitës së tij në komunën e Gjevgjelisë,  ku ishte për mbikqyrje të disa projekteve të cilat janë duke u bërë. Nga atje ai tha se VMRO-DPMNE  nuk është  si qeveria e LSDM-së dhe BDI-së – por këta të fundit ai tha se duan ta zhvillojmë Maqedoninë në të gjithë territorin.

Samir Mustafa /SHENJA/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit