Hristijan Mickoski:
Me dhimbje të thellë e prita lajmin për vdekjen e papritur të Jovica Ilievskit, kryetarit të Komunës së Bërvenicës.
Jovica ishte një njeri punëtor, i ndershëm dhe modest, plotësisht i përkushtuar ndaj njerëzve dhe komunës që udhëhiqte. Ai e kuptonte funksionin si një detyrim ndaj qytetarëve, ndërsa besimin që mori e arsyetoi me punë, prani dhe rezultate.
Ishte gjithmonë mes njerëzve. I dëgjonte ata, i ndihmonte dhe luftonte për nevojat e tyre. Prandaj qytetarët i dhanë besimin edhe për mandatin e dytë. Do ta kujtojmë gjithashtu si një adhurues të madh të sportit, njeri me energji të fortë, qasje të sinqertë dhe zemër të hapur.





