12.8 C
Skopje
Friday, May 10, 2024

Mickoski: Me betimin për BE, BDI dhe LSDM po pasurohen

Në suaza të fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se BDi dhe LSDM në emër të BE-së kanë kryer korrupsion dhe janë pasuaruar.

“Duke u betuar në BE, blenë ‘Soravian’, ndërsa flasin për drejtësi, japin shuplaka tek kontrolli i fluturimeve në Shkup. Ndërkohë që populli është i uritur, ata festojnë ditëlindjet në institucionet shtetërore. Teksa flasin për standarde, po i vjedhin pacientët me kancer në onkologji. Dhe duhet ta dini se ata nuk kanë marrë asnjë mësim. LSDM-ja as nuk është distancuar nga krimi i BDI-së dhe as e ka ndërmend. Dhe BDI-ja përdor të njëjtin narrativë se kanë qenë parti evropiane, në të njëjtën kohë kur xhepat e tyre mbushen me para evropiane”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin në Vinicë

I pyeti se a i ngjajnë veprimet e këtilla Frontit evropian të BDI-LSDM-së.

“Njësoj si blerja e Soravias, që është një akt europian, nga një djalë pa mjekër, që rastësisht është nipi i Ahmetit, ashtu si Merko është kryebashkiak europian,… si Artani që voziti një Audi me flesherë të policisë në emër të kompanisë që mori një tender në Kodrën e Diellit. E gjithë kjo është tepër evropiane, na çon direkt në BE”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai thekson se sjellja e BDI-së dhe LSDM-së e minon idenë evropiane në Maqedoni.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit