Zekolli: Siguria në komunikacion, prioritet për mbrojtjen e jetës së qytetarëve

Advertisement

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka bërë të ditur se është promovuar Strategjia Kombëtare për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor për periudhën 2026–2030.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe drejtues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë në komunikacion, ndërsa u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për përmirësimin e sigurisë në rrugë.

Zekolli Shaqiri theksoi se strategjia parasheh një qasje më sistematike, e cila përfshin përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përdorimin e teknologjive moderne, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe reagimin më efikas në rast aksidentesh.

Ajo shtoi se Ministria e Transportit do të kontribuojë përmes avancimit të kornizës ligjore, zhvillimit të Sistemeve Inteligjente të Transportit dhe krijimit të kushteve për infrastrukturë më të sigurt dhe moderne.

Sipas saj, qëllimi kryesor i zbatimit të kësaj strategjie është mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit