Lidhja dhe ekuacioni janë e vetmja formulë për rritje më të madhe ekonomike – porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në fjalimin e tij në Samitin 2026 nën organizim të “Maqedonia 2025”, i cili këtë vit mbahet me moton “Pas vitit 2025: Përshpejtimi i rritjes. Nxitja e lidershipit”.
“Ne duhet të ndërtojmë themelin, nuk e kemi dhe kjo është thelbi. Kur e shtoni pyetjen cila është përparësia e shtetit – e vetmja përprarësi krahasuese që kemi ndaj konkurrencës në rajon dhe në Evropë është fakti se jemi vend i lidhjes së dy korridoreve të rëndësishme evropiane – Korridori 10 dhe Korridori 8, gjegjësisht si të lidhen Evropa Veriore me Evropën Jugore, respektivisht Evropa Qendrore me Mesdheun përmes Detit Egje, dhe Adriatikut e Jonit me Detin e Zi përmes Korridorit 8. Çdo gjë tjetër, nëse e matim si përparësi krahasuese, mund të gjeni te çdo konkurrencë në rajon ose në Evropë. Nëse e bëjmë këtë, atëherë mund të zhvillojmë gjithçka. Këtë nuk e kemi bërë”, tha Mickosit.
Duke prezantuar aktivitet për ndërtimin e autostradave, hekurudhave, si dhe lidhjen energjetike dhe të gazit, theksoi se përfundimi i këtye projekteve do të jetë prioriteti i parë i Qeverisë.
Mickoski vlerësoi se dy muajt e parë të vitit në ekonomi nisën mirë, por më pas shpërtheu konflikti në Lindjen e Mesme, i cili po ndikon në politikë dhe ekonomi. Për dallim nga shtetet e tjera, theksoi, kemi hyrë në zgjidhjen e problemit dhe po e menaxhojmë mjaft mirë situatën, pavarësisht se kemi pasur anulime të mëdha fiskale, të cilat në shikim të parë mund të pritet të ndikojnë në buxhet, por parimi i ekonomisë së shkallës që është aplikuar tregon se deri tani jo vetëm që këto ndikime nuk i kemi ndjerë por edhe i kemi tejkaluar pritjet tona në kushte krize. Kjo do të thotë rritje të konsumit të biznesit dhe naftës, gjë që ndikon pozitivisht në buxhet, tha Mickoski.
Ai theksoi se ka rritje te PBV-ja në dy vitet e fundit, duke shtuar se kjo nuk është e mjaftueshme, por se duhet të kemi synime të mëdha dhe njëkohësisht të krahasohemi me realitetin.
“Kemi gjashtë tremujorë me rradhë me mbi 3,5 për qind rritje reale. Këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, PBV-ja nominale do të arrijë rreth 22 miliardë dollarë, dhe nëse bëhet krahasimi mes asaj që do ta përfundojmë këtë vit me atë që e filluam në vitin 2025, tre herë më shumë është rritur PBV-ja nominale për dy vite sesa në periudhën 2018-2023. Kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhet të ecet më shpejt, por në kushte kur partneri më i madh tregtar ka rritje dhe konsum 2.5 herë më të ulët, është normale që kjo të ndikojë edhe tek ne. Duhet të krahasohen gjëra të krahasueshme. Duhet të kemi synime të mëdha por gjithashtu edhe duke u bazuar me realitetin”, tha Mickoski.
Në lidhje me të ardhmen e investimeve të huaja, ai vlerësoi se me investimet ekzistuese dhe të paralajmëruara po e shterojmë kapacitetin njerëzor dhe për këtë arsye, tha se duhet të orientohemi drejt investimeve të tjera, projekteve rajonale që do të na bashkojnë përmes intelegjencës artificiale.
Drejtoresha ekzekutive e “Maqedonia 2025”, Nikica Mojsoska-Bllazhevska në hapjene Samitit theksoi se Qeveria ka përgjegjësi të madhe, por nuk është e vetmja bartëse e ndryshimeve. “Rritja është detyrë e institucioneve, por edhe e kompanive, e arsimit, por edhe e familjeve, e politikënëve, por edhe e qytetarëve, e diasporës por edhe e çdo individi që jeton në Maqedoninë e Veriut dhe çdo personi që është në këtë sallë sot. Nëse duam që Maqedonia të ecë përpara, secili prej nesh duhet ta bëjë punën e vet më mirë. Institucionet duhet të jenë më efikase, kompanitë më të guximshme dhe më konkurruese, punëtorët duhet të kenë qasje në aftësi të reja, por edhe vullnet për t’u përmirësuar, univeristet që krijojnë dije relevante për të ardhmen, qytetarët të kërkojnë llogaridhëne, por gjithashtu të mos jetojnë sipas rregullave që presim t’i ndjekin të tjerët, ndërsa ne t’i shkelim”, tha Mojsoska-Bllazhevska.





