Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte pas seancës së Komitetit Ekzekutiv të partisë, pas bisedimeve me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM për ristrukturimin e qeverisë E njoftoi përbërjen e propozuar të kabinetit të tij të ri qeveritar.
Mickoski njoftoi se ministër i ri i Shëndetësisë do të jetë Sasho Klekovski, drejtori aktual i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ndërsa në vendin e tij do të vjen Zllatko Perinski, ministri aktual i Vetëqeverisjes Lokale. Propozimi për ministrin e ri të Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve është Gjoko Velkovski, zëvendësministri aktual. Këto janë dy resore të reja që në të ardhmen do të menaxhohen nga kuadrot e VMRO-DPMNE-së. Ministri i ri i Vetëqeverisjes Lokale do të jetë Ivan Stoiljkoviq. Ministri pa resor përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e strategjisë së përfshirjes së romëve do të jetë Erxhan Demir. Nuk do të ketë Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë dhe ai resor do të jetë nën ingirencat e kabinetit të kryeministrit.
Ministre e Arsimit dhe Shkencës mbetet Vesna Janevska, ministër i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministër i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ministër i Sportit Borko Ristovski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeministër për Sistem Politik Lupço Dimovski, ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, ministre e Financave Gordana Dimitrieska Koçovska, ministre e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozinovska, ministër i Transformimit Digjital Stefan Andonovski.
Shumica qeveritare do të rritet me një deputet nga Partia Demokratike e Turqve, e cila do të bëhet pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, siç është rënë dakord. Partia do të marrë një ministër pa portofol.
ZNAM njoftoi këtë pasdite se ata do ta marrin Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe se propozimi i tyre për ministër është Sekretari i deritanishëm shtetëror në Ministri, Borçe Serafimovski. Goran Minçev do të mbetet në krye të Ministrisë së Administratës Publike.
VLEN do të marrë ministritë e Drejtësisë, Kulturës dhe Turizmit, si dhe për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ndërsa mbeten edhe ministria e Mjedisit Jetësor, Çështjeve Evropiane, Ekonomisë dhe Punës





