25.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Mickoski: Kemi shumë indicie për krim dhe shumë dëshmi që na janë dorëzuar, do të ketë përgjegjësi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në paraqitjen e sonte në “Samo intervju” në televizionin Kanal 5 theksoi se ka shumë indicie për krim dhe shumë prova që i janë dorëzuar, si dhe dëshmi, duke theksuar se do të ketë përgjegjësi.

“Kemi shumë indicie, dëshmi sidomos mes raundit të parë dhe të dytë zgjedhor, kanë ndodhur shumë dëshmi nga shumë persona që sjellin prova dhe jemi të shokuar. Shumë nga këto raste për të cilat po flas janë regjistruar nga njerëz që kanë qenë pjesë e qeverisë teknike, veçanërisht në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Brendshme sepse ne kemi qenë të pranishëm, ka diçka më pak në financa dhe administratën dhe bujqësinë”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se fronti kundër krimit dhe korrupsionit nënkupton shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor Republikan dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.

“Ne kemi folur në fushatë për krijimin e një fronti kundër krimit dhe korrupsionit dhe ai front nënkupton që do të shpërbëjmë Këshillin Gjyqësor Republikan dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, ky është qëllimi ynë, por kjo nuk do të thotë që tani ne duhet të propozojmë. Kështu u interpretua nga partnerët e pushtetit se tash VMRO-ja do t’i shpërbëjë disa prej tyre për të emëruar gjykatësit e saj, jo, le të zgjedhin vetë në zgjedhje të menjëhershme”, theksoi Mickoski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit