22.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Mickoski: Informatorët, dëshmi për onkologjinë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ngre dyshimet se keqpërdorimi i terapive në Klinikën e Onkologjisë vazhdon akoma, duke thënë se këto informacione të marra nga një informator janë duke i hulumtuar deri sa të konfirmohen. Ndërkohë në Kuvend vazhdon diskutimi për skandalin në Onkologji në Komisionin hetues, i cili sipas Mickoskit, është duke nxjerr në pak skandalin që ka ndodhur me vite.

“Përmes informatorëve marrim shumë informacione dhe dokumente. Një rast i tillë i dokumentuar në themel dhe aq qartë na erdhi si informacion para ca ditësh dhe jemi duke e hulumtuar dhe analizuar. Bëhet fjalë për tani, jo për në të kaluarën. Nëse kjo konfirmohet si e vërtetë atëherë mund të them se kemi të bëjmë me një monstër dhe jo me njerëz, të cilët edhe përskaj asaj që ndodhi, edhe përskaj skandalit të madh, ata përsëri vazhdojnë me keqpërdorime të cilat janë të përmasave jonjerëzore. Nëse kjo që na ka dorëzuar informatori konfirmohet si e vërtetë, ne do të dalim në opinion dhe t’i hapim prokurorisë seriozisht punë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit