2.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Alkaloid, investime mbi 20 milion euro

Kompania farmaceutike Alkaloid ka shënuar eksport rekord në vlerë mbi 141 milionë euro, gjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2023. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, Alkaloid ka bërë investime në vlerë mbi 20.2 milionë euro ndërkohë që ka punësuar 191 persona.

Sipas suksesit të arritur në periudhën Janar – Shtator 2023, shitjet arrijnë mbi 9 miliardë denarë, që është 13% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara, nga ana tjetër, arrijnë mbi 12 miliardë denarë, që është 14% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjithashtu, nga Alkaloidi bëjnë të ditur se shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendas u rritën me 10%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë u rritën me 15%. Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 30% janë realizuar në tregun e brendshëm, ndërsa 70% në tregjet e huaja. Sipas rajonit, 28% u arrit në vendet e Evropës Juglindore, 22% u arrit në vendet e Evropës Perëndimore, 19%  në vendet e Evropës Lindore dhe në tregjet e tjera zënë 1% të totalit të shitjeve të konsoliduara. /Alsat.mk

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit