Mickoski: Ekonomia e Maqedonisë pritet të rritet deri në 4 për qind gjatë vitit 2026

Advertisement

Qeveria pret që ekonomia e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë me trendin e rritjes edhe gjatë vitit 2026, me një rritje reale të BPV-së prej 3,5 deri në 4 për qind, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë promovimit të “Trenit të Qytetit”, Mickoski tha se këto pritje janë veçanërisht të rëndësishme duke pasur parasysh se ekonomia e Bashkimit Evropian, i cili është partneri kryesor tregtar i vendit, pritet të ketë rritje nën 1 për qind.

Ai rikujtoi se Maqedonia e Veriut e përfundoi vitin 2024 me rritje reale ekonomike prej 3 për qind, ndërsa në vitin 2025 rritja arriti në 3,5 për qind.

Për vitin 2026, përveç rritjes reale prej 3,5 deri në 4 për qind, Qeveria pret që rritja nominale e BPV-së të arrijë rreth 8 për qind.

Mickoski theksoi se përgjegjësia e Qeverisë është të punojë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e zbatimit të politikave dhe projekteve që synojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit