Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një takimi me qytetarët e Prilepit deklaroi se vendi ka nevojë për reforma të cilat do të jenë shpëtim.
“Na nevojiten reforma serioze dhe transformim serioz të Maqedonisë, pasi në gjashtë vitet e fundit Maqedonia është gjunjëzuar, shkatërruar, grabitur dhe turpëruar. Që ta sigurojmë transofrmimin, nevojitet që VMRO-DPMNE dhe koalicioni të kenë 61 deputetë… Secili që mendon se cilido nga këta ekzibicionistë politikë mund të jetë alternativë, në mënyrë direkte i ndihmon Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit, Dimitar Kovaçevskit, Oliver Spasovskit dhe Bojan Mariçit. Duhet të jemi të kujdesshëm, ata duan prej nesh të shkaktojnë reagim që do të ketë pasoja me mbetjen e tyre në pushtet”, tha Hristijan Mickoski.