Mexhiti për “Top channel”: Edhe kur ka zënka, ne jemi vëllezër- përsëri ulemi në tavolinë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Top news të Tiranës ka deklaruar se takimi i sotëm në Tiranë me ministrin e Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha ka qenë në frymë vëllazërore dhe i ngrohtë me çrast ky i fundit është informuar për situatën në Maqëdoninë e Veriut.

 

“Edhe kur ka zënka, ne jemi vëllezër, prapë ulemi në tavolinë, i mbyllim dhe ecim para. Është një lloj keqkuptimi, dezinformimi, si do që të jetë interesi i shqiptarëve andej dhe këndej është të bashkëpunojmë për së afërmi, ta thellojmë bashkëpunimin dhe të punojmë për projekte të përbashkëta”, tha Mexhiti.

 

Prandaj, sipas tij nevojiten takime më të shpeshta dhe të rregullta për të informuar jo vetëm ministrin, por edhe qeverinë dhe opinionin për situatën e shqiptarëve në Maqedoni.

 

“Prandaj edhe jam sonte këtu”, është shprehur Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit