Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Nju Jorkut me ftesë të Këshillit Shqiptaro-Amerikan.
Mexhiti theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe kombin shqiptar. Ai bëri të ditur gjithashtu se sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik edhe të Republikës së Maqedonisë, edhe të kombit shqiptar. Sot kam takim me ambasadën, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtoj drejt Nju Jorkut me ftesë nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan, ku do të ketë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi Mexhiti.






