Fatlum Jusufi: Nis programi falas online i gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës

Advertisement

Agjencia për Mërgatën ka nisur një program falas për mësimin online të gjuhës shqipe, i dedikuar fëmijëve të mërgatës nga mosha 6 deri në 15 vjeç.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Mërgatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatlum Jusufi, ka bërë të ditur se përveç programit online, janë realizuar edhe botime të librave në gjuhën shqipe, të cilat u dedikohen fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas Jusufit, këto iniciativa kanë për qëllim t’u mundësojnë fëmijëve të mërgatës ruajtjen dhe zhvillimin e njohurive të gjuhës shqipe, si dhe forcimin e lidhjes me kulturën dhe vendlindjen.

“Po punojmë që gjuha, kultura dhe lidhja me vendlindjen të ruhen te brezi i ri. Për fëmijët tanë. Për gjuhën shqipe. Për të ardhmen”, ka deklaruar Jusufi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit