14.8 C
Skopje

Mexhiti e Aliu shtrëngojnë duart me Ziadin Selën dhe Ali Ahmetin

Dy ministra të Aleancës për Shqiptarët Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu u paraqitën në seancën ku diskutohet shkarkimi i tyre, duke përshëndetur, mes tjerash edhe ish kreun e partisë së tyre Ziadin Sela dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Kryeministri Talat Xhaferi tha se propozon shkarkimin e ministrave për shkak të statusit në facebook të kreut të ASH-së Arben Taravari dhe statusit të ministrave që e mbështetën atë. Xhaferi tha se pasi ato u shprehën për bashkëpunim me opozitën, qeveria teknike nuk lejon dy parti opozitare në të.

Ministri Mexhiti vlerëson se shkarkimi i tij është i porositur kurse gjatë mandatit të tij është përballur me pengesa për realizimin e projekteve.

36 deputetë u paraqitën për të marrë fjalën, që nënkupton se debati mund të zgjasë disa ditë.
Halil Snopçe, deputeti i Aleancës për Shqiptarët që është rreshtuar në krah të Taravarit, tha se shkarkimi i ministrave nuk është propozim i ASH-së.

Ish kreu i partisë Ziadin Sela tha se beson se shumica i ka numrat e nevojshëm për shkarkimin e ministrave të partisë së tij. /Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit