Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se kanë nisur aktivitetet në terren për realizimin e projektit për zgjerimin e Bulevardit “Cvetan Dimov”.
Ekipet e komunës, së bashku me ekspertë gjeodezikë, po përcaktojnë trasenë e saktë të bulevardit.
Sipas Mexhitit, projekti pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen e Çairit me Butelin, Shutkën dhe komunat përreth.
“Premtimet kanë vlerë vetëm kur shndërrohen në punë konkrete. Bulevardi ‘Cvetan Dimov’ tashmë po kalon nga premtimi në realizim”, deklaroi Mexhiti.







