Mexhiti: 53 vjet në skenë, Bajrush Mjaku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatrin shqiptar

Advertisement

 

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ndoqi sonte shfaqjen “Babai”, në një mbrëmje me domethënie të veçantë kushtuar 53-vjetorit të karrierës artistike të aktorit Bajrush Mjaku.

 

Përmes shfaqjes, e cila trajton një temë të ndjeshme si Alzheimeri dhe raportin me prindin, Mjaku edhe një herë dëshmoi fuqinë e interpretimit dhe përvojën e një karriere më shumë se pesëdekadëshe, të shënuar me role dhe kontribut të çmuar në teatrin shqiptar.

 

“Pesë dekada e më shumë në skenë, me role që kanë lënë gjurmë dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin shqiptar. Edhe sonte, Bajrush Mjaku dëshmoi fuqinë e një artisti të madh për të na prekur përmes artit të tij. Respekt dhe mirënjohje për 53 vjet art, role dhe kontribut të çmuar në skenën shqiptare,” deklaroi Mexhiti.

 

Me këtë rast, Mexhiti i shprehu mirënjohje Bajrush Mjakut për kontributin e tij shumëvjeçar në art dhe kulturë, duke vlerësuar gjurmën që ka lënë përmes roleve dhe veprimtarisë së tij artistike.

 

 

Me respekt,

Komuna e Çairit

Zyra për Informim të Mediave

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit