Mendi Qyra nga Zvicra: Mërgata veleshtare mban gjallë krenarinë dhe lidhjen me vendlindjen

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, gjatë qëndrimit të tij në Zvicër ka vlerësuar lart kontributin e mërgatës veleshtare, duke theksuar se diaspora vazhdon të ruajë me krenari traditat, kulturën dhe lidhjen e fortë me vendlindjen.

Ai është shprehur se bashkatdhetarët nga Veleshta, pavarësisht jetës dhe angazhimeve në shtete të ndryshme europiane, nuk e harrojnë origjinën dhe vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen në shumë forma.

Sipas Qyrës, mërgata është një urë e fuqishme lidhëse mes vendit dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë, duke ndihmuar jo vetëm familjet e tyre, por edhe zhvillimin dhe promovimin e vlerave të komunitetit veleshtar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit