“Më shkarkoi për ta dërguar burrin e saj” – Presidenca reagon ndaj deklaratës së Dedajt, thonë se ish-ambasadori ka kërcënuar me jetë Osmanin

Dedaj tha se Osmani e shkarkoi nga pozita e ambasadorit për qëllime politike – reagojnë nga Presidenca, thonë se ish-ambasadori e ka kërcënuar me jetë presidenten.

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani, e ka shkarkuar nga pozita e ambasadorit për qëllime politike.

“Kam qenë ambasador i Republikës së Kosovës dhe jam largu dhunshëm, brutalisht dhe politikisht nga e ashtuquajtura presidente Osmani për qëllime politike, sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, ka thënë Dedaj.

Dedaj ka deklaruar se ka shërbyer në disa poste publike, përfshirë deputet, ministër, dhe ambasador.

Lajme të ngjajshme

5 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit